Ish-deputeti i PD, Edi Paloka thanë një prononcim për News 24 se protesta që po zhvillohet sot pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë në Tiranë, është simbolike, ku kërkohet lirimin i të arrestuarve pas protestës.

Ai tha se nesër do të ketë një tjetër protestë kombëtare, duke i bërë me dije Edi Ramës se nuk do ta ketë aspak të lehtë këtë betejë.

"Kjo është një polici që i merr urdhrat nga Rama dhe Lleshi i tij. A do të marrim hapa ligjor për dhunën? Me kë? Këtu s’ka as prokurori as drejtësi asgjë. E patë Arta Markun? Shkoi te Rama. Këtu ose qytetarët marrin në dorë fatin e tyre ose Shqipëria rrezikon të kthehen në diktaturë, më keq se më parë, se sot ka në krye një kriminel si Rama. Sot është një protestë simbolike. Nesër do të ketë sërish protestë kombëtare, dhe ta dijë mirë Rama dhe Lleshajt e tij se nuk do ta ketë aspak të lehtë", tha Edi Paloka.