Shqipëria do të përfshihet të enjten nga një mot i paqendrueshëm.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë.
Në orët e mesditës dhe pasdites të ditës së enjte reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.
Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.