Bashkia e Durrësit njofton përfituesit nga programi i rindërtimit për të pastrehët e tërmetit se shorteu publik me objekt shpërndarjen / caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, në Zonën E Re Për Zhvillim Nr.4, Spitallë, Durrës do të zhvillohet ditën e enjte më 08.01.2026 në sallën e Këshillit Bashkiak, Bashkia Durrës, duke filluar nga ora 09:00.
Nëpërmjet këtij njoftimi thirren të gjithë përfituesit sipas listës më poshtë që “DurrësLajm” po publikon.
Renditja e përfituesve për zhvillimin e shorteut do të shpallet në datën 08.01.2026, pasi përfituesit, pjesë e kategorive prioritare, të kenë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë njësisë administrative.
Dokumentacioni i dorëzuar pas kësaj date nuk do të merret parasysh nga Komisioni i Posaçëm. Mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik.
Personat përfitues në pamundësi për të qenë pjesmarrës në këtë shorte publik mund të përfaqësohen me prokurë. Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit.







