Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti do të zhvillojnë një takim nesër në mesditë, pas disa letrave radhazi që u shkëmbyen për të dakordësuar takimin.
“Në letrën e dërguar Presidentit, Kryetari Kurti ka theksuar se me datën 6 janar në orën në të cilën mundet presidenti, do të mund të takoheshin. Dhe po, nesër pritet të mbahet takimi”, kanë thënë nga Zyra për Media e VV-së për Express.
Para këtij takimi LDK do të mbajë dy mbledhje të rëndësishme, atë të kryesisë dhe të grupit parlamentar, e cila thuhet se do të jetë edhe lëvizja e fundit e LDK-së për të qartësuar qëndrimin e saj, karshi koalicionit me VV-në.





