Një asteroid i përmasave shumë të mëdha do të kalojë pranë planetit Tokë të mërkurën (19 prill). Asteroidi i quajtur “The Rock”, sipas Dwayne Johnson, keçistit profesionist, është i par ii këtyre përmasave që do të kalojë kaq pranë tokës në 400 vite, raporton The Mirror.

Ai ecën me shpejtësi 33 metër për sekondë, dhe mendohet të jetë 650 metër-1,4 km i gjatë. Ky takim i asteroidit dhe tokës, megjithëse nga një distancë prej 17,702,784 kilometrash do të ndodhë në 14:24 me orën tonë dhe nuk do të përsëritet më për 500 vitet në vazhdim.

Astronomët mësuan për herë të parë për këtë fenomen në 2014-ën dhe megjithëse nuk dihet shumë rreth karakteristikave fizike, ka një sipërfaqe dy herë më të shndritshme se hëna, që do të thotë se do të mund të shihet nga toka. Asteroidë të vegjël kalojnë disa herë në javë pranë tokës, por trupa qiellorë të të tilla përmasave më rrallë. Dhe ne kemi mundësinë ta shohim nesër!