Ndihmëssekretarja e Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Voctoria Nuland, nesër do të vizitojë Tiranën në një vizitë zyrtare të paralajmëruar pak kohë më parë.

Ajo do të zhvillojë takime me drejtuesit e politikës, në fokus të të cilave mendohet se do të jetë reforma në drejtësi, e cila është në hapat e fundit sa i përket miratimit të saj.

Sipas axhendës së publikuar, Victoria Nuland takimin e parë do ta zhvillojë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin në orën 14:30, ndërkohë që në orën 15:30 do të takojë kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Pas këtij takimi, zyrtarja e lartë do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.

Në orën 18:00 Victoria Nuland përmbyll takimet në vendin tonë.