Ditën e nesërme, 7 mars 2026, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Degës së Partisë Demokratike në Durrës.
Votimi do të mbahet nga ora 08:00 deri në 18:00, në ambientet e Degës së PD në Durrës.
Në garë janë kandidatët Adrian Gashi dhe Alban Zhiti, ndërsa anëtarësia ftohet të marrë pjesë në procesin e votimit.
Zgjedhjet zhvillohen pasi kryetari i mëparshëm, Ardian Muka, ka dhënë dorëheqjen rreth një muaj e gjysmë më parë.
Gjithashtu, “DurrësLajm” mëson se rreth 1 orë më parë një nga kandidatët, Alban Zhiti është tërhequr nga gara.
Ai që pritet të jetë kryetari i ardhshëm i PD Durrës, Adrian Gashi, është me profesion oficer gjyqësor dhe lektor në UAMD. Burime pranë PD bëjnë të ditur se kandidatura e Gashit gëzon konsensusin e disa prej figurave më të njohura të degës së Durrësit dhe më gjerë.

NJOFTIMI I PLOTË:
Të nderuar anëtarë të Degës të Partisë Demokratike Durrës,
Ju njoftojmë se ditën e nesërme datë 07.03.2026 do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Degës së Partisë Demokratike Durrës.
🗳 Orari i votimit: 08:00 – 18:00📍 Vendi: Dega e Partisë Demokratike, Durrës
Kandidatët në këto zgjedhje janë:
Adrian Gashi
Alban Zhiti
Ftohet e gjithë anëtarësia të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të kontribuojë në një proces demokratik, të rregullt dhe transparent.
Me respekt,Dega e Partisë Demokratike Durrës





