Dega e Partisë Demokratike në Shijak do t`i nënshtrohet ditën e nesërme votimeve për të zgjedhur kryetari e ri .

Në një postim në rrjetet sociale, PD Shijak njofton se nga propozimet në bazë kanë dalë dy kandidatura: Blerina Shahini dhe Rezeart Tusha.

Zgjedhjet do të mbahen pranë Shtabit Qendror, 4 Rrugët (Lokali Mir Sijoni), do të fillojë në orën 08;00 deri në 18;00.

Ndërkohë, votuesit duhet të jenë të pajisur me kartë ID dhe kartën e antarësisë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë/e të Partisë Demokratike Dega Shijak!

Pas nje periudhe te veshtire per Partine Demokratike dhe zhvillimeve te fundit si procesi i rithemelimit edhe Dega Shijak eshte bere pjese e ketij procesi, duke organizuar zgjedhjet e strukturave ne te gjitha shkallet.

Nga propozimet ne baze kane dale 2 kandidatura Blerina Shahini dhe Rezeart Tusha. Nesër, e merkure datë 27/04/2022 do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të degës PD Shijak. Zgjedhjet do të mbahen pranë Shtabit Qendror 4 Rruget (Lokali Mir Sijoni) nga ora 08;00 deri në 18;00.

Votuesit duhet të jenë të pajisur me kartë ID dhe kartën e antarësisë.

Ju uroj shumë suksese 2 kandidatëve të shkëlqyer: Blerina Shahini & Rezeart Tusha

Fitoftë më i miri!