Benjamin Netanyahu iu përgjigj komenteve të bëra nga kryeministri palestinez Mohammad Stageh për të nesërmen në Gaza, sipas të cilit plani i administratës duhet të përfshijë Autoritetin Palestinez dhe Hamasin .
“Nëse ata (Hamasi) janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje dhe të pranojnë platformën politike të Organizatës për Çlirimin e Palestinës – PLO, atëherë ka vend për diskutim. Palestinezët nuk duhet të ndahen ”, tha Stageh, duke shtuar se qëllimi i Izraelit për të mposhtur plotësisht Hamasin është jorealist.
“Nuk do të ketë Hamas – ne do ta eliminojmë atë,” shkroi Netanyahu në Twitter, duke shtuar: “Fakti i thjeshtë që ky është propozimi i Autoritetit Palestinez përforcon mendimin tim: Autoriteti Palestinez nuk është zgjidhja”.