Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi kabinetin e luftës se javën e ardhshme do të dërgojë një delegacion në Uashington.
Kjo u bë me dije nga faqja e internetit Ynet, duke konfirmuar edhe atë që u njoftua dje nga Shtëpia e Bardhë.
Fillimisht Netanyahu e tërhoqi delegacionin pas votimit për armëpushim në Këshillin e Sigurisë së OKB.
Por sipas Ynet, Netanyahu e ka kuptuar gabimin që anuloi vizitën e delegacioni izraelit në Shtëpinë e Bardhë.