Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar Sir Keir Starmer për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze në shtator, nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.
Ai thotë se vendimi i kryeministrit britanik “shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit” dhe “ndëshkon viktimat e tij”.
“Një shtet xhihadist në kufirin e Izraelit sot do të kërcënojë Britaninë nesër”, thotë ai.
Me tej kryeministri izraelit thotë se “Paqësimi ndaj terroristëve xhihadistë dështon gjithmonë. Do t’ju dështojë edhe juve. Nuk do të ndodhë.”





