Ushtria izraelite rifilloi luftën kundër Hamasit në Gaza pasi grupi militant theu marrëveshjen e armëpushimit, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të dhënë sot.
“Hamasi nuk e respektoi detyrimin e tij për të liruar sot të gjitha gratë e rrëmbyera dhe lëshoi raketa drejt qytetarëve të Izraelit”, tha Netanyahu.
Me kthimin e misionit luftarak, “qeveria e Izraelit është e detyruar të përmbushë objektivat e luftimeve”, sipas kryeministrit.
Ai tha se këto objektiva janë “për të liruar pengjet, për të likuiduar Hamasin” dhe për të siguruar që qytetarët e Izraelit të mos kërcënohen më kurrë nga një sulm nga Gaza.
Ndërkohë, negociatorët egjiptianë dhe të Katarit po punonin për të zgjatur armëpushimin e përkohshëm, tha Egjipti. Marrëveshja aktuale skadoi në orën 7 të mëngjesit me orën lokale. Tetë pengje të tjerë u liruan nga Gaza dhe 30 palestinezë u liruan nga burgjet izraelite të enjten.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Izraeli duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të mbrojtur civilët në Gaza kur Izraeli të rifillojë fushatën e tij ushtarake.