Pas votimit të qeverisë së re, ish-kryeministri i Izraelit, u ul sërish në karrigen e kryeministrit, por një person, i tregoi që ai nuk mund të ulej më aty, pasi tanimë duhej të ulet në vendet e dedikuara për opozitën në parlament.

Qeverisja e Netanyahut përfundoi të dielën, pasi Parlamenti votoi pro një qeverie të re uniteti, të udhëhequr nga Naftali Bennett.

Pas këtij vendimi, Netanahu tha se së shpejti do të rikthehet në pushtet.

Ai renditet si lideri më jetëgjatë në Izrael, pasi është kryeministër që nga viti 2009.