Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka vizituar trupat në Gaza, për të biseduar nga afër me ushtarët dhe komandantët në terren gjatë konfliktit.
Netanyahu tha se po bëhej “çdo përpjekje” për të rikthyer pengjet e mbetura dhe “në fund do t’i kthejmë të gjithë”.
“Ne kemi tre synime për këtë luftë: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe garantimin që Gaza të mos bëhet më një kërcënim për shtetin e Izraelit”- tha Netanyahu, në një deklaratë drejtuar vendit.
“Qytetarë të Izraelit: vazhdojmë deri në fund – deri në fitore. Asgjë nuk do të na ndalojë dhe ne jemi të bindur se kemi fuqinë, forcën, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha qëllimet e luftës dhe do ta bëjmë.”