Gjykata e Qarkut të Jerusalemit hodhi poshtë kërkesën e Benjamin Netanyahut për një shtyrje dyjavore të gjyqit të tij për korrupsion, pavarësisht se përmendi detyrime kombëtare “mbizotëruese” pas luftës së fundit me Iranin.
Presidentja e gjykatës Rivka Friedman-Feldman tha se kërkesa, e paraqitur nga avokati mbrojtës Amit Haddad, nuk përfshinte prova ose arsyetim specifik që do të justifikonin anulimin e seancave dëgjimore.
Avokati i kryeministrit izraelit kishte argumentuar se Netanyahu kishte nevojë për shtyrjen dyjavore për tu përqendruar në çështjet diplomatike, kombëtare dhe të sigurisë në vijën e frontit pas konfliktit ushtarak me Iranin.
Kërkesa vjen gjatë një periudhe negociatash intensive, pasi raportet tregojnë se Izraeli dhe SHBA-të po promovojnë një plan gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të arritur marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet me shtete të tjera arabe.