Nga Fatmir Minguli
Gjithçka filloi në bar “ Trajani”, bari më i ri rrugën tregatare të Durrësit kur akrepat kishin kaluar orë 21.00, nё këtë mbrëmje të parë të korrikut. Një ftesë e thjeshtë për mua nga muzikanti Alban Kamenica dhe dy miqtë Pol Milo, shkrimtar dhe muzikolog, dhe Griseld Hoxha, mediator dhe fotograf, u kthye në një album të plotë kёngёsh qё kёndoi kantautori Redon Makashi e që i çoi akrepat e orës mbi ato të 12.00- s.
Bar “ Trajani ” ishte plot e përplot. E pse e ka emrin “Trajani” ky bar në buzë të këtij bulevardi? Nuk e di por ndoshta mund të jetë një revokim nga shekulli i parë pas Krishtit…por me të vërtetë ashtu ështё, revokim! Trajani, perandor i Romёs në shekullin e parё pas Krishtit, kishte pasion rikonstruktimin e arkitekturave tё qytetit tё Romёs, dhe amfiteatrit durrsak… dhe lokali “Trajani” ka vetëm njё muaj qё ёshtё rikonstruktuar. Njё pёrshtatje perfekte me arkitekturat e mrekullueshme gati 100 vjeçare të këtij bulevardi.
Redon Makashi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur në gjininë pop dhe pop- rock. Redon Makashi kompozon kёngёn e tij tё parё nё shkollёn 8-vjeçare dhe sa për të hyrë botёn e kёngёve tё kompozuara dhe kёnduara prej tij, ai në vitin 1989, prezantohet pёr herё tё parё nё televizion e pikёrisht nё Radio Televizionin Shqiptar me kёngёn “Vitet me tё bukura” e pёr tё ardhur në qershorin e vitit 2021, ku Redon Makashi merr pjesë në Netët e klipit shqiptar 2021 me këngën “Më mohove (Remake)”.
Një natë me temperaturё të lartë jashtë por me freski e me ritëm të lartë muzike që vibronte mes pop- rockut dhe metal-it. Redon Makashi i shoqëruar perfekt nga profesionisti i muzikës dhe këngëtari Alban Kamenica këndonte për “ shatatë palё qejfe “ jo vetëm këngët e tij të mrekullueshme por dhe ato të “ Tre muskëtierve” Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe vetë protagonist i kësaj mbrëmjeje Redon Makashi.
Ardhja e Redonit në bar “ Trajani” patjetër e ka lidhjen me emrin “Redon” ..” Kepi i Redonit”…hyu mbrojtës ilir i udhëtarëve dhe detarëve…që i ngjan Hermesit misterioz.
Ja pra pse ishte e motivuar ardhje në këtë mbrëmje në Durrës. Por ndodh dhe ndryshe kur në Durrës vinë nga Tirana dhe festojnë “ festën e detit” pёr sё dyti kur kjo festë ishte festuar një ditë më parë nga vetë durrsakët nën okielon e Shoqatës “ Durrësi autokton”?!
Redoni këngëtar i shoqëruar nga maestro Alban Kamenica dhe dhjetra durrsakë që mbushnin mjediset e bar “ Trajani” ishte në sinkron durrsak, sinkron absolut me zёrin dhe intonacionet e pafund të muzikёs sё Redonit, ishte i mirёnjohur por dhe i afërt me këngët e tij qё tashmё janё bёrё traditё nё festat origjinale durrsake. Herё herё mes ritmeve tё pop- rockut ndihej fuqishёm deri te fortёsia marramendëse e rrymës heavy metal.
Pas koncertit autorë, shkrimtarë, muzikantë dhe reporterë, filluan të diskutonin për krijimtarinë dhe frymëzimin e krijues. – Muzika dhe letërsia kanë të përbashkët fuqinë e krijimit dhe frymëzimin – tha autori durrsak Pol Milo, duke i dhuruar të dy muzikantëve librin e tij të fundit.
– Jam habitur që sot ka ende persona që shkruajnë dhe botojnë libra si dikur – theksoi Redoni ndërkohë që në dorë mori librin”Takohemi në Purgator”.
– Sa mirë që u takuam këtu! Durrësi gjithmonë ka pjelluar frymëzim dhe ka përcjellë frymën krijuese. Unë kam kompozuar dy këngë në Durrës, “Stacioni i Fundit” dhe “ Dhimbje lë pas”, – vijoi diskutimin Redon Makashi.
Së bashku me shkrimtarin Pol Milo, ata sollën në kujtesë plazhin e dikurshëm të Durrësit, hotel Butrintin, ku Redoni me kitarёn e tij vinte nga Tirana në plazh dhe këndonte këngët e tij dhe këngë të grupit Beatles.
-Gjithmonë kam qenë i frymëzuar nga Beatles, të cilët kanë ndikuar me muzikën e tyre një pjesë të hershme të krijimtarisë time – tha Redoni.
Ndërsa libri durrsak “Takohemi në Purgator”, që fillimisht kujtonte historitë sikurse “Takohemi në Plazhin e Durrësit”, sonte nën ritmin e muzikës rock, përshëndet në bulevard një hapësirë më shumë, e që në vijim do të bëhet “Takohemi në bar Trajan” e që patjetër do të evoluojë në vazhdim, si gjithçka në muzikën e nё letёrsinё e kohës. Ndёrkohë unë dëshiroj tё theksoj nё kёtё artikull se lidhja e kёngёve tё Redon Makashit me tekstet e tyre ёshtё gati alkimike, duke e prurё tekstin me njё shqipe tё pastёr nё alternim akrobatik me ritmet e pop – rockut apo thjesht të muzikёs së mirë shqiptare.
Durrës korrik 2022