Shorti i gjysmëfinaleve të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest ka përcaktuar si do të ndahen performancat e shteteve në dy netët gjysmëfinale. Ceremonia u mbajt në Rathaus të Vjenës.

30 nga 35 transmetuesit janë lejuar të konkurrojnë në gjysmëfinale, ku secila do të mirëpresë 15 performanca.

Shqipëria do të përfaqësohet në “Austria Arena” me këngën “Nan” nga Alis Kallaçi gjysmëfinalen e 14 majit.

Në gjysmëfinalen e parë të 12 majit, shtetet performuese janë:

Gjeorgjia (GPB)

Portugali (RTP)

Kroacia (HRT)

Suedia (SVT)

Finlanda (YLE)

Moldavia (TRM)

Greqia (ERT)

Mali i Zi (RTCH)

Estonia (ERR)

San Marino (RTV)

Poloni (TVP)

Belgjika (RTBF)

Lituania (LRT)

Serbia (RTS)

Izraeli (KAN)

Në gjysmëfinalen e dytë të 14 majit, shtetet performuese janë:

Armenia (AMPTV)

Rumania (TVR)

Zvicra (SRG SSR)

Azerbajxhani (Ictimai)

Luksemburgu (RTL)

Bullgaria (BNT)

Çekia (CT)

Shqipëria (RTSH)

Danimarka (DR)

Qipro (CyBC)

Norvegjia (NRK)

Malta (PBS)

Australia (SBS)

Ukraina (Suspilne)

Letonia (LSM)

Renditja e saktë e konkurrimit për dy gjysmëfinalet do të përcaktohet në fund të marsit. Pas bashkimit të votimit të publikut dhe jurisë, vendet e 10-shes kryesore të çdo gjysmëfinaleje do t’u bashkëngjiten në finalen e madhe 5 vendeve të kualifikuara më parë. Finalja do të mbahet më 16 maj.

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria janë të kualifikuara automatikisht në finale, por duhet të transmetojnë dhe të votojnë në një nga netët gjysmëfinale.

Njëkohësisht u hodh edhe shorti për të vendosur 2 vendet që do të performojnë dhe votojnë në gjysmëfinalen e parë (Gjermania, Italia) dhe 3 për të dytën ( Austria, Franca, Mbretëria e Bashkuar).