Ish-portieri i përfaqësueses gjermane Jens Lehmann nuk do ta zgjidhte Manuel Neuer si kapitenin e ri të Gjermanisë. “Manuel Neuer me personalitetin dhe karakterin që ka është i përshtatshëm për postin. Edhe nga ana sportive ai është padyshim numri një,” shprehet ish-portieri i Arsenal. “Gjithsesi, unë nuk do ta kisha zgjedhur si kapitenin e ekipit.” Kjo pikëpamje e çuditshme e Lehmann ka “arsye tepër praktike”. “Kapiteni duhet të jetë personi kryesor që duhet të ketë kontakt me arbitrin e ndeshjes. Nëse ka diçka për të diskutuar në gjysmëfushën e kundërshtarit, distanca midis portierit dhe arbitrit do të ishte shumë e madhe. Kjo kushton kohë dhe fuqi.” Kjo është arsyeja pse ai vetë e dorëzoi shiritin e kapitenit te Schalke pas vetëm gjashtë muajsh. “Nuk funksionoi ashtu siç duhet.” Po alternativa tjetër për shiritin? “Sami Khedira për mendimin tim do të kishte qenë zgjedhja e duhur. Por edhe Jerome Boateng. Manuel Neuer nuk ka ç’e do shiritin, pasi ai është si brenda, ashtu edhe jashtë fushe një figurë shumë e rëndësishme e ekipit kombëtar.”
Neuer kapiten? Ish-portieri i Gjermanisë është kundër
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun/ Rama: U eliminua një precedent unik në botë!
Trajneri Dobi: Nuk ishim vetëvetja, kërkoj reflektim
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë rruga Kakavijë – Janinë





