Neurologia në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” Entela Basha tregon se pacientët që pësojnë infarkt në tru i përkasin moshave mbi 60 vjeç dhe vuanin nga sëmundje të tjera.
“Kemi pasur raste që e kanë kaluar COVID-19 3-4 javë më para dhe pacientë që kanë qenë të shtruar dhe kanë pësuar infarkt të trurit strokë. Ka një rritje të vogël të individëve që kanë bërë Strokë”, ka thënë mjekja.
Shqetësimeve pas COVID-19 nuk i kanë shpëtuar as shumë prej atyre që e kanë kaluar më lehtë sëmundjen.
“Dhimbjet e kokës që janë të panjohura më parë nga pacientët, çrregullimet e përqendrimit të kujtesës dhe të shijes, është vënë re se pacientët shprehen se kanë një lodhje shumë të madhe”, shprehet doktoresha.
Në rreth një vit e gjysmë nga fillimi i pandemisë në Shqipëri mjekët janë më të qartë për pasojat që lë koronavirusi dhe këshillojnë konsulta pas virusit.
“Duhet që të bëhet vlerësimi nga pneumologu për të parë se si dhe kur është kaluar COVID”, shprehet ajo.
Infarkti ndodh atëherë kur një pjese e trurit ndalon se furnizuari me oksigjen duke shkaktuar vdekjen e qelizave të tij në shumë pak minuta. Kapja dhe trajtimi në kohë sipas mjekëve minimizojnë dëmet dhe ulin shanset për invaliditet.