29 tetori njihet botërisht si dita e sëmundjes stroke, apo siç njihet ndryshe goditjes cerebrale. Sëmundja që ka marrë përmasa të frikshme vitet e fundit, pasi sipas të dhënave të WSO (World Stroke Organization) dhe OBSH, ajo renditet si shkaku i dytë i vdekjeve në shkallë botërore, ndërsa zë vendin e parë, përsa i përket pasojave afatgjata që lë tek pacientët, deri në invalidizimin e tyre.

Shefja e shërbimit të Neurologjisë në spitalin e Durrësit, Eda Harizi, në një material të përgatitur për “DurrësLajm”, jep të dhëna të hollësishme për shkaqet kryesore të sëmundjes, grupmoshat që preken si dhe pasojat që shkaktoi pandemia Covid-19 për rritjen e pacientëve që preken nga goditja cerebrale, sidomos kjo e pranishme edhe tek moshat e reja.    

“Të dhenat epidemiologjike për Stroke flasin për një rritje të rasteve në 10-vjeçarin e fundit duke llogaritur 1 në 4 njerëz në botë që kanë pësuar ose mund të pësojnë një stroke (nga 1 në 6 që llogaritej para 10 vitesh).

Në periudhën e pandemisë Covid-19 u evidentua një rritje e rasteve e pacientëve me stroke edhe në mosha të reja dhe pa faktor risku të njohur më parë, kjo e lidhur me koagulopatinë që virusi u pa që krijonte si dhe dëmtimet specifike nga inflamacioni në tru dhe në enët e gjakut (vaskulit)”,– shkruan ndër të tjera Doktoresha e Shkencave Eda Harizi, në shkrimin që po e publikojmë të plotë më poshtë.

Sipas Harizit, pandemia ndikoi së tepërmi në përkeqësimin e problemeve shëndetësore tek pacientët që preken nga kjo sëmundje, sepse mbushja e urgjencave dhe frika për t’u paraqitur në spitale për shkak të Covid-19 i ndaloi të sëmurët t’u drejtoheshin urgjencave, që në minutat e para pas goditjes cerebrale.

Shkrimi i plotë i shefes së repartit të Neurologjisë, Eda Harizi:

29 Tetori eshte dita boterore e STROKE (World Stroke Day). Goditja cerebrale (Stroke) eshte nderprerja e furnizimit me gjak e nje zone te trurit per shkak te bllokimit te enes se gjakut apo carjes se saj. Sipas statistikave rreth 85% rasteve me stroke jane iskemike nga (bllokimi i enes se gjakut) dhe 15 % hemoragjike.  Mos furnizimi me oksigjen dhe lende ushqyese te kesaj zone te trurit si pasoje e mos furnizimit me gjak ben qe te ndodhi vdekja e neuroneve (qelizave te trurit) te llogaritura rreth 2 milion neurone per cdo minute qe zgjat demtimi. Stroke sipas Organizates Boterore te Stroke (WSO) dhe OBSH renditet si shkaku i dyte i vdekjeve ne popullate dhe ze vendin e  pare si shkak per invalidizimin e pacienteve (shpesh te rende dhe te perhershem). Te dhenat epidemiologjike per Stroke flasin per nje rritje te rasteve me stroke ne 10 vjecarin e fundit duke llogaritur 1 ne 4 njerez ne bote qe kane pesuar  ose mund te pesojne nje Stroke (nga 1 ne 6 qe llogaritej para 10 vitesh).

Shkaqet kryesore te Stroke jane:

hipertensioni arterial

semundiet kardiake  iskemike dhe fibrilacioni apo aritmia

diabeti mellitus

hiperlipidemia

atheroskleroza eneve te gjakut

malformacionet e neve te gjakut,sic jane aneurizmat

obeziteti

perdorimi i duhanit,

perdorimi i alkoolit dhe substancave narkotike

kuagulopatia (ne paciente me semundje gjaku) etj.

Ne periudhen e pandemise Covid 19 u evidentua nje rritje e rasteve e pacienteve me stroke edhe ne mosha te reja dhe pa faktor rrisku te njohur me pare, kjo e lidhur me koagulopatine qe virusi u pa qe krijonte si dhe demtimet specifike nga inflamacioni ne tru dhe ne enet e gjakut (vaskulit). Nje pjese e pacienteve me stroke ne gjithe boten ne periudhen covid paten veshtiresi ne marjen e aksesit mjekesor urgjent ne oret e para per shkak te tejmbushjes se urgjencave nga pacientet covid apo nga frika e infeksionit qe i beri te mos paraqiteshin ne spital qysh ne momentin e pare te shfaqes se simptomave duke bere instalimin e demtimeve ne tru qe shpesh u shoqeruan dhe me vdekje apo invaliditet te rende te pacienteve. Eshte llogaritur qe rreth 15 milion paciente kane pesuar nje stroke ne vit dhe 5.5 milion nuk kane mbijetuar. Nisur nga keto te dhena dhe situata e krijuar gjate pandemise Organizata Boterore e Stroke ka bere thirrjen ne fushaten sensibilizuse te dites se Strokut me sloganin “Stroke don’t stay at home” dhe sloganin e ketij viti “Minutes can save lives” per ti bere te ndergjegjshem pacientet te njohin shenjat e Stroke dhe te mos humbasin asnje minute ne shtepi por ti drejtohen urgjences per marrjen e sherbimit adekuat.

Goditja cerebrale eshte emergjence madhore pasi mund te rrezikoje jeten apo mund te lere pasoja te renda nga demtimet permanente ne tru, prandaj eshte e nevojshme kerkimi urgjent i ndihmes mjeksore sapo shfaqen simptomat qe te sugjerojne se po ndodh nje Stroke.

Simptomat qe sugjerojne per nje Stroke sipas vleresimit FAST (Face, Arm, Speech, Time) jane:

renia e kendit te buzes

mpirja ose rendimi i menjehershem i anesise dores dhe kembes

veshtiresi ne te folur

erresimi i koshiences

turbullimi i menjehershem i shikimit

humbje e ekuilibrit

dhimbje e kokes e forte e menjehereshme 

Te gjitha keto shenja duhet ta bejne pacientin ose personin prane tij te dyshoje per nje Stroke dhe t’i drejtohet numrit te urgjences 127 per vleresim dhe trajtim mjeksore urgjent ne spital. Pacienti i nenshtrohet urgjent ekzaminimit radiologjik CT apo angio CT te kokes per te diferencuar llojin  e goditjes iskemike apo hemoragjike.

Nuk duhet humbur asnje minut pasi pacienti duhet te vleresohet sipas rastit per trombolize cerebrale (shkriresi i trombit, brenda 3 deri 4.5 oreve) ose per trombektomi (heqja e trombit nga ena e gjakut ne tru, brenda 6 oreve), kjo ne pacientet me Stroke Iskemik. Trajtimi me trombolize dhe nderhyrja per trombektomi i shpetojne jeten pacientit dhe invalidizimin e tij.

Ne pacientet me hemoragji mund te behet nderhyrja urgjente sipas rastit kur evidentohen hematoma masive sidomos ne pjesen cerebelare apo anomali te eneve te gjakut aneurizma, kavernoma, malformacione artero-venoze, pasi keto anomali jane evidentuar ne ekzaminime radiologjike.

Keto dite eshte duke u zhvilluar Kongresi Boteror i Stroke dhe slogani i ketij kongresi eshte “Minutat shpetojne jete”. Sa me shpejt te ekzaminohet pacienti dhe sa me shpejt nderhyjme per ta trajtuar ate aq me shume jete shpetojme!