Doktoreshë Edlira Harizi, neurologe pranë spitalit rajonal Durrës, është rizgjedhur presidente e Urdhrit të Mjekëve për qarkun e Durrësit.
“DurrësLajm” mëson se dy ditë më parë u bënë zgjedhjet për urdhrin e mjekut Durrës ku pati një pjesëmarrje të gjerë dhe me 80 % të votave, u rizgjodh Dr. Harizi për të mbajtur të njëjtin funksion.
Procesi këtë vit u zhvillua nën kushte të veçanta duke zbatuar të gjitha rregullat higjieno-santitare të mbrojtjes nga Covid-19, me parimin një anëtar një votë!
Këshilli drejtues përbëhet nga Dr.shk. Edlira Harizi; Dr.shk. Muhamed Troplini; Dr.shk. Neritan Myderrizi; Dr. Tristana Dhuli dhe Dr. Natasha Prushi.
Harizi, ka edhe një falënderim publik për të gjithë kolegët e saj që e votuan: “Falënderoj të gjithë kolegët e mi që më besuan masivisht votën për t’u rizgjedhur Presidente e Urdhrit të Mjekëve për qarkun Durrës”.





