Itali, 30 maj 2014 – Policia italiane duke përdorur metodat speciale të hetimit si përgjimet telefonike e ato ambientale arriti të zbulojë veprimtarinë e një bande hajdutësh, që vidhnin banesa dhe vila në zonën, që shtrihet nga Napoli në Kazerta.
Ndër personat për të cilët gjykata preu urdhër arrestet janë dhe shqiptarët:
– Ardit Jakimi, 22 vjeç, i cili në moshën 19 vjeçare është arrestuar për vjedhje banesash dhe makinash në qytezën e Pocuolit (Pozzuoli) afër Napolit së bashku me kushërinjtë e tij Alfred Jakimi dhe Gazmir Jakimi, si edhe Bashkim Rizani, 33 vjeç, Qerim Cami, 27 vjeç dhe Denis Dema, 18 vjeç.
– Albert Imeti, 27 vjeç, i cili u përlesh me karabinierët gjatë arrestimit në qytezën e Teverolës afër Kazertës, si edhe Genc Kaja, 28 vjeç.
Kjo bandë hajdutësh futej natën nëpër shtëpi madje edhe me të zotët e shtëpisë duke fjetur brenda. Banda vidhte sende të arta, gurë të çmuar, para kesh, çeqe postale e automjete.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





