7 gusht 2015 –  Laboratori Antarktik “Icecube” për herë të parë regjistroi grimcën neutrino në energji jashtëzakonisht të lartë. Instrumentet e ndjeshme e kapën mbërritjen e neutrinos, që kishte një energji prej 2 mijë teraelektronvolt (10 në fuqi të 12-të elektronvolt).

Burimi i i një pjesëze / grimce të tillë mbetet një mister për shkencëtarët – për të përftuar neutrinon me energji të ngjashme është e pamundur madje me akseleratorin më të fuqishëm të tokës, shkruan revista “Symmetry”. Astronomët besojnë se neutrino të tilla mund të linden jashtë kufijve të galaktikës sonë, afër vrimave të zezë supermasive.

Në vitin 2013, observatori ka fiksuar neutrino anormale, atëherë detektorët kapën dy grimca me një energji njëmijë teraelektronvolt. Nuk u arrit dot të përcaktohej burimi i rrezatimit, për shkak se rrezet kozmike zotërojnë ngarkesë dhe shmangen gjatë lëvizjes nëpër univers. Në përgjithësi, energjia e grimcave të tilla tejkalon vlerat e zakonshme në miliarda herë.

Info

Neutrino (term fizik i pranuar ndërkombëtarisht nga italishtja, që shqip mund të përkthehet neutronth, një neutron i vogël, pjesëz elektrikisht elementare asnjanëse me rrotullim gjysmë të tërësishëm (half-integer spin). Neutrinoja merr pjesë vetëm në ndërveprimet e dobëta dhe gravitacionale dhe i përket klasës së leptoneve. Të gjitha provat tregojnë se neutrinot kanë masë, por që masat e tyre janë të vogla, madje edhe në krahasim me grimcat e tjera subatomike.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/