Personi që ka ekzekutuar shqiptaren Nevila Pjetri dyshohet të jetë një vrasës serial. 

Sipas hetuesve italianë, në të njëjtën zonë ku u vra 35-vjeçarja është gjetur trupi i pajetë i një transgjinoreje që njësoj si shqiptarja ushtronte aktivitetin e prostitucionit.

Në të njëjtën linja ka qenë edhe gazetarja Keda Kaceli në “Shqipëria Live”.

 “Ngjarja ka tronditur zonën. Është përcjellë në mënyrën siç është zbuluar trupi i pajetë. Ngushëllime familjes se është një ngjarje tepër makabër. Vajza dyshoht se ka hipur në një makinë të bardhë dhe më pas trupi i saj është tërhequr zvarrë drejt përroit. Në media flitet se vajza punonte në botën e prostitucionit. Kishte kohë që bëntë profesionin e lirë të jetës, ku familja dhe bashkëshorti i saj nuk ishin në dijeni. E bënte pa dijeninë e tyre, por në zonë njiheshin.

Kanë qenë shoqet e saj që kanë bërë denoncimin që ajo ka humbur. Në orët e fundit është gjendur edhe një trup i pajetë, një transigjnor, ku është ndaluar një burrë, që thuhet se ka vrarë edhe Nevilën. Është gjetur i dhunur dhe i vrarë. Është mbuluar me ferra, i tërhequr zvarrë. Është duke u marrë në pyetje si i dyshuar për kryerjen e krimit për të dyja rastet. Dyshohet se mund të jetë ndonjë klient. Më një pistoletë, me një armë. Sot autopia do të japë nëse ka një plumb në kafkën e saj apo jo. Zyrtarisht punonte në një kamping, por mesa duket ushtronte profesionin e prostitutës. Shoqet dhe koleget e kanë konfirmuar. Mediat thonë vazhdimisht se ishte e njohur në atë rreth.

Por kjo nuk e minimizon aktin makabër. Janë në shqyrtim të gjitha telekamerat e zonës për të gjetur personin që kishte makinën e bardhë, të vogël. Në vendin e takimit ka shkuar me makinën e saj dhe më pas është larguar me personin që dyshohet se është personi i fundit që e ka parë dhe e ka vrarë. Pas orës 8 të darkës ka dalë nga shtëpia dhe më pas nuk është kthyer më.”- tha gazetarja Keda Kaceli në “Shqipëria Live”.

Ndër të tjera sipas mediave italiane, bëhet me dije se në zyrën e prokurorit të La Spezias Antonio Patrono është duke u zhvilluar një takim në të cilin marrin pjesë karabinierët dhe policia. 

Së bashku me prokurorin janë edhe prokurorët Monica Burani dhe Rossella Soffio që merren me të dy rastet. Nisur nga fakti që të dy trupat, si ai i Pjetrit dhe i transgjinores që nuk është identifikuar ende, kanë të njëjtat shenja, policia italiane po kërkon një vrasës serial. Jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i transgjinores, karabinierët gjetën një makinë në të cilën u gjetën gjurmë gjaku. Transgjinorja ishte parukiere me profesion.

Në zonën ku kanë ndodhur të dy krimet nuk ka kamera sigurie, gjë që ka vështirësuar punën e hetuesve, por ata po kërkojnë në telefonat e viktimave ku është e sigurt se mund të gjejë numra të klientëve. Leonard Marku, bashkëshorti i shqiptares Pjetri është shprehur se është lënduar shumë për vrasjen e të shoqes. Herën e fundit, ai ka thënë se 35-vjeçarja është shprehur se ka dalë të konsumojë një kafe me një shok, por që nuk ishte kthyer më.