Gary Neville është shprehur i zhgënjyer me kushtet e ndeshjes që u zhvillua mbrëmë në Bilbao. Trajneri i Valencias ka thënë se nuk mund ta besonte se në një terren të tillë po zhvillohej një ndeshje e Europa Leagues. 

"I përgëzoj futbollistët që kanë arritur të përfundojnë 90 minuta në një terren të tillë. Më vjen mirë që asnjë futbollist nuk doli i dëmtuar pas ndeshjes. Në Angli një fushë e tillë përdoret vetëm për mbjelljen e patateve", ka thënë Neville.