Nevina Shtylla duket se nuk do të jetë më prezantuese e emisionit “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. Moderatorja bukuroshe do të drejtojë tashmë programin “Në shtëpinë tonë”, bashkë me Florian Agalliun në të njëjtin televizion.

Lajmin e ka dhënë vetë Nevina me anë të disa fotove të postuara në profilin e saj në “Instagram”. Moderatorja ka publikuar disa momente gjatë xhirimeve të spotit të ri, ku ajo dhe Floriani shfaqen të shtrirë së bashku në shtrat.

Moderatorja bëri tag emrin e emisionit “Në shtëpinë tonë”, duke lënë të kuptohet se prej shtatorit do të jetë në këtë program.