Prej disa muajsh, Nevina Shtylla është shkëputur nga ekrani. Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku na ka paralajmëruar për surpriza, por nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Por, ndjekësit janë të interesuar të dinë a do kthehet ajo më në ekran pas kësaj pauze? Dhe më në fund, moderatorja i është përgjigjur kësaj pyetjeje. Ajo ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka folur rreth planeve për të ardhmen.
E pyetur nëse do kthehet në televizion ajo është përgjigjur pozitivisht, por ka treguar se nuk do rikthehet tek “E diell”. Moderatorja ka treguar se ky është një kapitull i mbyllur për të, megjithatë ajo është shprehur se vazhdon të ruajë miqësinë me kolegët e emisionit të së dielës.
“Jo nuk do të jem. Jam shkëputur nga E Diell prej janarit, sidoqoftë mbetet një nga programet që kam shijuar më shumë e ku kam krijuar shoqëri shumë të mira. Do më mungojë E Diell, po për fat kemi mundësinë që me pjesën më të madhe të grupit të takohemi e çmallemi herë pas here”, është përgjigjur Nevina pasi është pyetur për sezonin e ri të “E diell”.





