Nisja e përgatitjeve për sezonin e ri te Teuta nuk është me nxitim. Trajneri Magani në fillim testoi të tijtë me një ndeshje dhe tashmë i ka lënë pushim deri të hënën. Në atë takim që është zhvilluar, trajneri ka parë kontingjentin e tij dhe ka piketuar rolet për të cilat janë të nevojshëm.Sfida testuese e “Djemve të Detit” ka nxjerrë në pah nevojën për lojtarë sulmues, duke qenë se për momentin nuk kanë asnjë të tillë.

Nga sa bëhet me dije, skuadra durrsake është në pritje të dy lojtarëve me ngjyrë. Njëri prej tyre mësohet të jetë sulmues në pronësi të skuadrës së Interit në Itali.Për efekt të negociatave që janë ende në vazhdim, nuk bëhet me dije emri i tij, mirëpo bëhet fjalë për një futbollist që është huazuar nga zikaltrit në kategori më të ulëta të futbollit italian. Jo vetëm kaq, pasi Teuta pret edhe nigerianin Sundai, që po has probleme me dokumentacionin.

Ai duhej të kishte mbërritur tashmë në Durrës, por problemet që ka hasur me vizën e kanë detyruar që të vonohet disa ditë. Ai është një lojtar mesfushor, mirëpo nevojat e skuadrës dhe skemat e ndryshme të lojës që do të aplikohen, mund të bëjnë që të luajë edhe në ndihmë të sulmit.Pas ndeshjes ku u testuan plot 25 lojtarë, ekipi i Teutës është lënë pushim deri ditën e hënë, ku Magani do të mbledhë përsëri kontingjentin e futbollistëve që janë në kontratë me “Djemtë e Detit”.

Peqinasi ka në dispozicion 17 lojtarë, që tashmë janë nën kontratë me Teutën. Porta është një nga rolet që konsiderohen të “blinduara”. Në organikë janë tre portierë: Kastrati i konfirmuar dhe Vata me të riun Shala në pritje për t’iu bashkuar skuadrës nga akademia.Mbrojtja pothuajse është e kompletuar dhe mund të bëhet vetëm ndonjë ndë- rhyrje për të pasuruar stolin. Ndërsa në mesfushë është afruar Dosti, por pritet të këtë përsëri ndërhyrje. Ndërsa të konfirmuar nga sezoni i shkuar janë Kastrati, Shakalla, Hila, Tarik, Beqja, Çyrbja, Hasa, Sykja, Papa, ndërkohë që pritet dhe rikuperimi i Hodos, i cili, pas operacionit në gju, pritet të jetë i gatshëm në mesin e shtatorit.