Këtë të hënë, kompania skandinave ‘Norwegian Airlines’ vendosi një tjetër rekord: një avion Boeing 787-9 Dremaliner i kësaj kompanie, u nis nga aeroporti JFK i New York-ut dhe mbërriti në Gatwick të Londrës për 5 orë e 13 minuta, duke arritur rekordin e fluturimit transantlantik.
Më të lumturit padyshim kanë qenë 284 pasagjerët e këtij fluturimi, që të nisur në orën 11.44 mbërritën në Londër në orën 21.57, 53 minuta më shpejt nga parashikimi. Erërat e forta të Oqeanit Atlantik e kanë shtyrë avionin të kapë shpejtësinë maksimale 776 milje në orë ose përafërsisht 1250 km/h.
Një ditë më vonë, 2 avionët e të njëjtës linjë, mbajtën të njëjtën performancë, duke realizuar fluturimet e tyre Londër-New York për 5 orë e 20 minuta.
Rekordin e mëparshëm e mbante një Boeing 777 i British Airways në vitin 2015, që e kish përshkuar të njëjtën distancë për 5 orë e 16 minuta.