Një shpërthim bombë ka ndodhur këtë të hënë pranë Time Square në New York, SHBA.

Mediat amerikane raportojnë se shpërthimi ka ndodhur pranë një stacioni autobusi, ndërsa dyshohet se ka të plagosur.

Një person është prangosur nga policia menjëherë pas ngjarjes. Në zonën ku ndodhi shpërthimi lëvizin mesatarisht në ditë 230 mijë njerëz.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, dhe mediat amerikane flasin për skena paniku.