Gazeta Prestigjioze “New York Times” sugjeron lumin Vjosë si një ndër destinacionet e para turistike qe duhen vizituar me patjetër në vitin 2023.

Duke e cilësuar si bukuri të rrallë, me ekosistem unik prestigjozja i bën jehonë bukurisë së lumit të egër të Evropës.

Ndërsa shkruan se këtë pranverë Vjosa do të shpallet si Parku i parë Kombëtar të një lumi të egër.

Në lidhje me këtë artikull ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili shprehet krenar për bukuritë shqiptare, ndërsa thotë në Facebook me plot bindje se viti 2023 do të jetë viti i Vjosës.

Klikoni këtu për të lexuar artikullin e plotë nga New York Tmes