SHBA, 14 qershor 2013 – Në Shtetet e Bashkuara nuk janë përgjuar vetëm celularët apo faqet e internetit, por edhe njerëz të pafajshëm, rrezikojnë të skedohen përjetë, sepse ADN-ja e tyre është ruajtur në laboratorët e dhjetra agjencive lokale të policisë.
Lajmi publikohet nga gazeta amerikane “New York Times”, sipas të cilës shumë persona nuk ishin në dijeni të këtij veprimi.
“New York Times” shkruan se “deri pak kohë më parë, marrja e ADN-së ishte përgjegjësi ekskluzive e FBI-së. Tashmë, një numër në rritje i agjencive të policisë, në Shtetet e Bashkuara, mbledhin kampionët në një dosje”.
Kohët e fundit, Gjykata e Lartë mori një vendim në mbështetje të ligjit të Merilendit, që u lejoi autoriteteve të mbledhin kampione ADN-je, nga ata që janë arrestuar për krime të rënda.
Ky fakt, siç shkruan gazeta, vjen në një moment, kur në SHBA debati i ditës është shkelja e privatësisë së shtetasve amerikanë.
“New York Times” nënvizon faktin se, praktika nuk ka të bëjë me shumë persona të arrestuar për krime, por edhe të pafajshëm.





