Media prestigjoze amerikane “New York Times” ka publikuar një artikull të gjatë ku flet për lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me krimin.

Fokusi ka qenë dëshmia e një prej bosëve më të mëdhenj të krimit, siç është Veljko Belivuk, i akuzuar se masakronte kundërshtarët e tij duke i futur në një grirëse mishi.

Në një seancë gjysësore me dyer të mbyllura Belivuk u shpreh se se banda e tij ishte organizuar edhe me urdhër të Aleksandar Vuçiçit.

Gazeta amerikane shkruan se kjo bandë është përdorur nga Vuçiç për të frikësuar rivalët politikë dhe ka ndaluar tifozët që të këndojnë kundër Vuçiçit në ndeshjet e futbollit.

Pikërisht stadiumet e futbollit në Serbi nuk janë vende për pushtet, por një grup rekrutimi për milicitë dhe kriminelët. Huliganët ishin ndër të parët që shkuan në luftë në fillim të viteve 1990 dhe që rrëzuan Slobodan Millosheviç një dekadë më vonë. Që atëherë, politikanët serbë kanë frikë nga stadiumi dhe janë përpjekur të mbajnë huliganët në anën e tyre.

Gazeta amerikane përmend edhe dëshminë e një huligani i cili kujton se pas një ndeshjeje në vitin 1988 presidenti Vuçiç dhunoi shqiptarët pas një ndeshjeje.

Por, nëse stadiumi i futbollit formësoi karakterin e Vuçiçit, lufta ishte vendi ku ai mësoi politikën thekson kjo media. Në vitin 1998, Vuçiç u bë ministër i informacionit nën Millosheviçin, pozicioni i tij i parë në karrierën e gjatë politike të tij.