Newcastle dëshiron të rikthejë Mario Balotellin në Premier League.

Sipas “Daily Star”, klubi anglez ka vendosur kontaktet e para me turqit e Adana për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të siguruar shërbimet e ish sulmuesit të Man.City dhe Liverpool.

“SuperMario” në fakt është vetëm një nga objektivat e shumtë të pronarëve saudit të cilët dëshirojnë të rikthejnë “qymyrxhinjtë” në majën e Premier League.

Për Balotellin kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyer për tu rikthyer sërish në futbollin e rëndësishëm.