Presidenti Ilir Meta ka uruar sot Mbretëreshën e këngës shqiptare në 85-vjetorin e lindjes së saj.
Përmes një urimi në Facebook, Meta shkruan se është privilegj për të që t’i urojë nga afër artistes Nexhmije Pagarusha ditëlindjen.
MESAZHI I METËS
Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada.
Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije





