Neymar dhe PSG kanë nisur bisedimet për nënshkrimin e kontratës së re. Bëhet fjalë për një marrëveshje 5-vjeçare nga e cila sulmuesi brazilian do të përfitonte 160 milion euro. Nuk ka rritje page dhe kjo është pranuar nga ylli i kampionëve të Francës.
Gjithsesi në Spanjë ende shpresojnë te një transferim i Neymar te Barcelona. Që të ndodhë kjo nuk është e lehtë. Optimizmi buron nga fakti që çmimi i sulmuesit do të ulet në 100 milion euro, në rast se ai nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen e re me PSG.
Nëse kjo ndodh, atëherë shifra duket e përballueshme. Nuk varet vetëm çmimi ky transferim. Në faqen e parë të katalanase Sport qartazi thuhet se Barcelona duhet të shesë disa lojtarë për ta rikthyer Nyermar në Spanjë.
Veç kësaj problem mbeten edhe kërkesat financiare. Një pagë që kap shifrën e 32 milion eurove është e vështirë të ofrohet nga Barcelona. Ndoshta me largimin e Messit dhe mund të bëhet një sakrificë e tillë. Deri verën e ardhshme duhet pritur, nëse Nyemar nuk rinovon më parë me PSG-në.





