Pas datave të rëndësishme në jetën e tij, duke skalitur në trup tatuazhe fetare dhe motivues, kurora…, Neymar (transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror) vendosi të përjetësojë edhe dy nga personazhet më të famshëm komikë në histori.

Pas disa ditëve në studion përkatëse të Thieres Paim, kampioni brazilian i PSG-së tani është kthyer me Spiderman dhe Batman. Duke i “treguar dhëmbët” Napolit, për përballjen e Champions-it.