Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar Jr po konsideron një largim nga klubi, sipas raportimeve.
Braziliani është nën kontratë me kampionët francezë deri në vitin 2027, por kuptohet se është i pakënaqur pasi ndihet i shënjestruar nga kritikat e presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për performancën e skuadrës sezonin e kaluar, sipas gazetës franceze RMC Sport.
Al-Khelaifi bëri thirrje për një ndryshim në mjedis pasi PSG kapitulloi në 1/16 e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Dhe kur u pyet për lëvizjet e Neymar këtë verë, ai tha: “Një largim i mundshëm i Neymar këtë verë? Ajo që mund t’ju them është se ne presim që të gjithë lojtarët të bëjnë shumë më tepër se sezonin e kaluar. Shumë më tepër.
“Ata të gjithë duhet të jenë 100%. Është e qartë se ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë për të shkuar larg.
“Për sezonin e ardhshëm objektivi është i qartë, të punojmë çdo ditë, të japim 200%, të japim gjithçka kemi për këtë fanellë.
“Duhet të jesh sërish i përulur. Duhet të ndryshosh për të shmangur lëndimet, pezullimet dhe faullet që ndryshojnë lojën”.





