Sulmuesi brazilian, Neymar Junior ka kritikuar cilësinë e topit me të cilin luhet në Superligën e Brazilit. Santos u largua i zhgënjyer nga fusha pas humbjes 2-1 ndaj Corinthians në ndeshjen e kampionatit Paulista, të vlefshme për xhiron e nëntë. Ylli i Santosit, Neymar kritikoi topin e ndeshjes, duke bërë thirrje për përmirësime në cilësi. “Me gjithë respektin për Penalty (furnizuesi i topit), topi duhet të jetë më i mirë.
Filipe Luis e përmendi më parë dhe jam dakord – është shumë i keq”, ka thënë Neymar pas ndeshjes. Mbrojtësi i Corinthians, Andre Ramalho gjithashtu vuri në dukje fluturimin e pazakontë të topit, duke i bërë të vështira duelet ajrore. Pavarësisht humbjes, Neymar ndjeu se Santos performoi më mirë se në ndeshjet e fundit: “Ne luajtëm mirë, por klasiket vendosen nga detajet”.