Ylli i Barcelonës, Neymar, ka njoftuar se është ndarë nga partnerja e tij, Bruna Marquezine. Kapiteni i Brazilit rikonfirmoi marrëdhënien e tij me aktoren vitin e kaluar, pasi dyshja fillimisht u nda në vitin 2014. Ishte periudha kur Neymar drejtoi kombëtaren e vendit të tij në suksesin e Olimpiadës së Brazilit.
Megjithatë, pas atij suksesi të shkëlqyer, sulmuesi u tha gazetarëve në Sao Paulo, në një ngjarje bamirësie që po organizonte, se ata kishin vendosur të lidheshin përsëri, duke ndjekur mënyrat e tyre të veçanta. “Nuk më pëlqen të flas për gjëra personale, por po, unë dhe Bruna jemi ndarë, – tha së fundi Neymar.
"Është një vendim që e kemi marrë. Ishte një vendim i të dyja palëve. Bruna është një vajzë që e admiroj shumë dhe shpresoj që ajo të jetë e lumtur jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në jetën e saj personale. Ne e përfundojmë lidhjen si miq të mirë",- tha futbollisti i njohur.