Neymar ka vendosur të paguajë gjobat që e presin në Brazil për evazion fiskal. Sipas shtypit brazilian, asi i Barcelonës do të paguajnë 460,000 reais braziliane, të barazvlefshme me 125,000 euro për shkak të evazionit të taksave ndërmjet vitit 2007 dhe 2008. Në prill të 2014, gjyqi federal i Sao Paulos nuk e pranoi apelin e parë të bërë nga lojtari brazilian dhe i ati i tij, i dënuar për mashtrim në ato vite. Në janar të këtij viti, ata janë detyruar sërish të paguajnë shumën e vendosur nga gjyqi brazilian. Gjoba korrespondon me deklaratën e cila dënon sulmuesin e Barcelonas dhe babanë e tij për mosdeklarimin e një sërë pagesash të bëra nga Santos, klubi i Neymar në ato vite. Neymar gjithashtu është dënuar gjatë marsit të këtij viti për evazion taksash për sa i përket kontratës së tij me Santos dhe me Nike, dhe lojtari duhet të paguajë 188.8 milionë reais (32 milionë euro), me opsionin për të apeluar.
Neymar paguan gjobën prej 125′ 000 eurosh
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Dorëzoni Belindën!”/ Me foto të Ramës dhe Ballukut, protestuesit e ‘Mundësia’ thirrje të forta nga Kryesia: Në burg!
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave
Drita të çuditshme në qiellin e Durrësit
Agron Shehaj nuk lejohet të futet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun: Kjo është çmenduri, skandali i vërtetë





