25 shkurt 2015 –  Gjatë përballjes mes Manchester City dhe Barcelonës në EtihaD Stadium, ndodhi një episod i vecantë me protagonistë sulmuesin brazilian Neymar dhe një fans të Citizenz.  

Ylli i Barcelonës, i cili u zëvendësua nga Enrique 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, pati një debat verbal me një tifoz vendas që iu drejtua në gjuhën portugeze.

Pas shkëmbimit të disa fjalëve u duk se gjithçka mbaroi, por me përfundimin e ndeshjes, Neymar nisi sërish sherrin me djaloshin që mbante veshur fanellën më numër 42 dhe me emrin e Yaja Toure. Gjatë ndeshjes, tifozi i Manchester City e ngacmonte sulmuesin e Barcelonës me gjeste, që tregonin se ai është një simulues. Për të zburur gjakrat ndërhynë menjëherë forcat e sigurisë, ndërsa pak caste më pas Neymar u shpreh se nuk kishte ndodhur asgjë për t'u shqetësuar.

Sipas 23 vjeçarit, ai thjesht kishte bërë shaka me të. Edhe pse tifozi e kishte ofenduar, Neymar preferoi ta vinte në lojë. Neymar nuk dëshironte ta zbulonte më tej debatin, duke u shprehur se nuk mund t'i përsëriste fjalët ofenduese të tifozit, pasi nuk ia lejonte edukata. Pavarësisht qëndrimit mbrojtës të futbollistit dhe faktit që zyrtarët e ndeshjes nuk e kanë vënë re se cfarë ka ndodhur, nëse Manchester City vendos ta raportojë incidentin në UEFA, Neymar rrezikon dënimin.

 

https://www.youtube.com/watch?v=YEeTUOQEoYM