Një gjykatë braziliane ka shpallur lojtarin e Barcelonës, Neymar-in, fajtor për evazion fiskal, mosdeklarim të ardhurash dhe vonesa e mospagesa të taksave që nga koha kur ishte lojtar i Santos.
Shuma që sulmuesi duhet te shlyeje është plot 45 milionë $, shumë që përfshin edhe kamatat me interesat. Prokurorët provuan fajësinë e Neymar-it me taksat e ulëta të përfituara prej tij duke i kaluar shumat e transferimeve të tij në kompani biznesi të hapura nga familjarët e tij, si dhe mosdeklarimi i të ardhurave nga reklamat e bëra dhe të drejtat e imazhit.
E njëjta gjykatë ia pati ngrirë asetet edhe me parë lojtarit, kur ky i fundit akuzohej për akuzat e lartpërmëndura.