Gazi që përdoret për ngrohje apo gatim pritet t’i nënshtrohet akcizës me 6 lek për litër nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Sipas legjislacionit aktual gazi i lëngshëm i nënshtrohet akcizës 8 lekë për litër vetëm kur përdoret nga automjetet.

Sipas të dhënave nga vendosja e akcizës për gazin e lëngshëm pritet që të arkëtohen rreth 3 milionë euro që pritet të paguhen kryesisht nga konsumatorët familjarë.

Po ashtu qeveria ka propozuar heqjen e përjashtimit të taksave për karburantit që përdorej nga jahtet. Në projektligjit për taksat kombëtare parashikohet që ky karburant t’i nënshtrohet taksimit prej 65 lekë për litër.

Ministria e Financave thekson se ky ndryshim propozohet me qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjete lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi që furnizohen me karburant në zonat e lira doganore.