1nëntor 2015 – Vitin e ardhshëm parashikohet rritja e taksave mbi siguracionet e makinave. Në propozimet e saj, Ministria e Financave ka kërkuar që kjo taksë, nga 3 për qind, të shkojë në nivelet 10 për qind, çka pritet që automatikisht të reflektojë në çmimet e siguracioneve të automjeteve. Kjo do të ndodhë pas 1 janarit të vitit 2016. Në argumentimin e bërë, Ministria e Financave do të rrisë taksat për të kompensuar humbjet e krijuara në buxhet nga heqja e TVSH-së.
Në vendin tonë qarkullojnë 400 mijë automjete dhe sot siguracioni paguhet në bazë të fuqisë motorike të mjetit dhe vitit të prodhimit.
Për një automjet me fuqi motorike 1000 kubikë, i prodhuar pas vitit 2005, çmimi i siguracionit është 14,720 lekë në vit, kurse për një makinë 1200 kubikë, çmimi i siguracionit është 15,160 lekë, një automjet 1600 kubikë siguracioni është 15,260 lekë në vit, dhe për një automjet me fuqi motorike 2200 kubikë, siguracioni është 15,860 lekë në vit.
/portali Durreslajm/