Kryeministri Edi Rama njofton përmes një statusi në rrjete sociale, se duke nisur nga data 1 korrik, nisin gjobat për ata që vijojnë të përdorin qeset plastike.
Kreu i ekzekutivit shprehet si kënaqur që tregtarët dhe konsumatorët kanë nisur të përdorin zgjidhje alternative kur bëjnë pazar.
Statusi i kryeministrit Edi Rama:
Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës
Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar
Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin.
Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!





