TIRANE, 04 mars 2013- Qeveria shprehet e vendosur për t’i shkuar gjer në fund nismës së saj për dhënien e  nënshtetësisë shqiptare shqiptarëve të Kosovës si dhe të huajve. Pas deklaratave të kryeministrit Berisha për shtetësinë, një grup pune në Ministrinë e Brendshme ka nisur punën për hartimin e një projekt-akti. Nga 1 korriku 2013, do të fillojnë procedurat për dhënien e shtetësisë shqiptare. 

Hiqet kushti

Ajo që bie në sy është se qeveria ka zgjedhur që ndryshimet për rregullat e dhënies së shtetësisë t’i kryejë përmes një projektvendimi, duke shmangur ndërhyrjen në ligjin për shtetësinë.

Ndryshe nga ligji aktual që parashikon dhënien e shtetësisë për shtetasit me origjinë shqiptare vetëm pasi të kenë jetuar në Shqipëri jo më pak se 3 vjet dhe për ata me origjinë jo shqiptare, jo më pak se 5 vjet, projektvendimi e heq fare këtë kusht.  

Projektvendimi parashikon tre kategori për marrjen e shtetësisë, të cilat do të duhet të ndjekin rregulla specifike.

Ministria e Brendshme , Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë, do të  marrin të gjithë masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.