Autoriteti Portual Durrës njofton se që nga nesër, datë 1 mars 2020 do të hyjë në funksion linja e gjelbërt e komunikimit, ku qytetarët do mund të telefonojnë në numrin e telefonit pa pagesë 0800 73 74.

Postimi i Autoritetit Portual Durrës:

Lajm i mirë për përdoruesit e Portit të Durrësit!
Nga 1 marsi 2020, Linja e Gjelbër e komunikimit!
Lehtësojmë:

  • përdoruesit e shërbimeve portuale
  • udhëtarët e trageteve
  • drejtuesit e mjeteve, etj.

Afrojmë pranë qytetarëve:

  • procedura
  •  shërbime

Eliminojmë:

  •  vajtje-ardhje
  • pritje të panevojshme

Prioritet lehtësimi i shërbimeve për qytetarët!
www.durresport.al
http://www.durresport.al/index.php/linja-e-gjelber