· E BUJSHME/ Vartësi i Kryeministrit thotë se prokurime publike u zhvilluakan edhe ditët e … fundjavës, të shtunën e të dielën, dhe se ato “do të shtyhen automatikisht për në datën 13.07.2015, në të njëjtën orë”!
DURRËS, 10 korrik 2015 – Drejtori përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimit Publik Eduard Ahmeti njofton se, për shkak te punimeve për arkivimin e procedurave elektronike të prokurimit publik si dhe me qëllim mirëmbajtjen e tij, sistemi i prokurimit elektronik do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 10.07.2015, ora 15.00 deri në datën 11.07.2015, ora 24.00. Duke lënë mënjanë paditurinë gjuhësore të këtij funksionari në varësi të Kryeministrit, arrihet deri atje sa të mendohet që të shtunën dhe të dielën na qenkan parashikuar tenderë (“të gjitha procedurat e prokurimit që kanë si datë të zhvillimit të tenderit datën 11.07.2015 dhe 12.07.2015 do të shtyhen automatikisht për në datën 13.07.2015, në të njëjtën orë”, thotë Ahmeti)!
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





