Nga viti 2018, YouTube nuk do të ketë më reklama më të gjata se 30 sekonda, që nuk mund të kapërcehen para prodhimit të një videoje.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja Campaign. Ajo shpjegon se Google do të zëvendësojë reklamat ‘e detyruara’ prej 30 sekondash me minispot prej 6 sekondash, që sigurisht prapë nuk mund të injorohen.

Të paprekura do të qëndrojnë reklamat prej 20 sekondash që nuk është e mundur t’i anashkalosh. Kjo lëvizje, sigurisht nuk do t’u pëlqejë reklamuesve.

Aktualisht, e vetmja mënyrë për të përdorur YouTube-n pa reklama, është të regjistrohesh në shërbimin YouTube Red, që në Shqipëri është ende i padisponueshëm, dhe që ka një kosto rreth 10 dollarë në muaj.